Sunday 25 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Preshevë, 34,3% pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00

TË ARRITURAT E GJIMNAZIT NATYROR “XHAVIT AHEMETI” GJATË NJË VITI

Në Gjilan u zhvilluan Takimet-Garat e XI-ta të Enigmatëve të Kosovës – Kampion u shpall

Presidentja u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë

U kap me 1 milion € në Merdare, kush është personi që (s’)arriti të arsyetoj

𝗧𝗵𝗶𝗿𝗿𝗷𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗽𝗷𝗲𝘀𝗲̈𝗺𝗮𝗿𝗿𝗷𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝗲𝗿𝗲̈ 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗻𝗲̈ 𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁 𝗽𝗮𝗿𝗹𝗮𝗺𝗲𝗻𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝟮𝟱 𝘁𝗲𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁, 𝗻𝗲̈ 𝗺𝗯𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗷𝗲 𝘁𝗲̈

Parashikimi i motit për të dielën, 25 tetor 2026

Kolonë e gjatë veturash në Bërnjak, serbë nga Kosova drejt Serbisë për të votuar

LAJMI I FUNDIT: Tragjike në Gjilan: 60-vjeçarja rrëzohet papritur në rrugë, dërgohet me shenja jete

U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari dyshohet se ka humbur shikimin

 Rama konfirmon anulimin e mbledhjes së qeverive
Lajme

Rama konfirmon anulimin e mbledhjes së qeverive

13 June 2023 0 Comment 6 min read

AA

Rama konfirmon anulimin e mbledhjes së qeverive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencë të jashtëzakonshme për media ka konfirmuar se është anuluar mbledhja e përbashkët e qeverive të Kosovës e Shqipërisë e paraparë të mbahej të mërkurën në Gjakovë.

Rama ka thënë se duke marrë parasysh rrethanat e tensionuara kishte propozuar një takim më të reduktuar, porse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka pranuar formatin e ri të takimit.

“E kam informuar Kurtin se duke marrë parasysh kushtet e agravimit të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlanatike, ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuara. Dhe pasi kam folur me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i kam kërkuar Kurtit për t’u takuar nesër në Gjakovë me ministrat e Jashtëm dhe Mbrojtjes për të diskutuar lidhur me këtë situatë, për ta afruar Kosovën me bashkësinë euroatlantike, ku marrëdhëniet e tyre janë në një pikë të paimagjinueshme, ku këta të fundit po konsiderojnë sanksione kundër shtetit që e krijuan vetë. Nuk kemi pasur dakordim me Kurtin për ndryshim të formatit, ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht, e të diskutojmë veçmas për këtë. Por kjo nuk është e mundur, sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot. Mbase, nuk është një përgjigje përfundimtare nga Kurti. Unë shpresoj që mund të takohemi për të ballafaquar opinionet, në kushtet kur jemi në prag të planit për sanksione kundër shtetit që e krijuan vetë”, tha Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se ka shumë frikë “se plani, që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën, do të vihet në lëvizje”, në rast se kryeministri i Kosovës nuk lëshon pe.

“Kam shumë frikë se plani, që është një plan realisht shumë i rëndë për Kosovën, do të vihet në lëvizje”, tha Rama.

Rama ka thënë se kjo çfarë po ndodh nuk është veç hall i Kosovës, por edhe i shqiptarëve. Ndërsa ka përsëritur se ka qëndrim të njëjtë me aleatët ndërkombëtarë.

“Nuk është fjala, që të jemi shumë të saktë, për të zotin e hallit sepse halli është i Kosovës, por është edhe i shqiptarëve, i kombit shqiptar që rrezikon të dalë në një dritë jo të mirë në sytë e atyre që e kanë bërë këtë komb. Halli nuk është veç i kryeministrit, halli është i qytetarëve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve. Shqipëria nuk operon e izoluar. Dhe marrëdhënia me Kosovën është marrëdhënie vëllazërie, por Shqipëria është një shtet që është pjesë e pandashme bashkësisë euroatlantike, është vend anëtar i NATO-s. Ne mendojmë 100 për qind njësoj siç mendojnë aleatët tanë”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova po bën një lëvizje absolutisht të gabuar strategjike.

“Nuk e kuptoj, e se kupton askush, pikën strategjike këtu. Cili është interesi strategjik i Kosovës në këtë proces, ku Kosova po hyn në një kurs përplasjeje dramatike me bashkësinë euroatlantike. Kështu që, arsyeja pse unë bëjë gjithë këto përpjekje është Kosova, nuk është aspak ndonjë arsye tjetër. Është Kosova”, tha Rama.

Rama ka thënë se është i tmerruar nga sanksionet që mund të ndodhin.

“Nuk është çështja se janë masa nga të cilat kjo bashkësi merr ndaj vendeve jodashamirëse le të themi ndaj saj. Kjo bashkësi po detyrohet të marrë ndaj një shteti që ka krijuar vetë. Do të thotë edhe sikur këto masa të jenë të përkohshme, uroj të mos vihen, por mesa duket edhe kjo përpjekje e fundit po shkon drejt të njëjtit fund si të gjitha përpjekjet të bëra deri tash nga gjithë tjerët. Edhe sikur këto masa të jenë të përkohshme efekti destabilizues në marrëdhëniet mes bashkësisë euroatlantike e Kosovës s’do të jetë aq i përkohshëm. Besimi e mbështetja nuk do të jenë më ashtu siç ka qenë deri tash. Do të jenë shumë më të kursyera e kushtëzuara hap pas hapi. Jo thjeshtë ndaj Kurtit e qeverisë së tij, por ndaj qeverive që vinë edhe më pas. Kështu funksionon historia e marrëdhënieve me fuqitë e mëdha”, ka thënë Rama.

Share This:

Tags: Edi RAma
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Preshevë, 34,3% pjesëmarrja në votime deri në

25 October 2026
Lajme

TË ARRITURAT E GJIMNAZIT NATYROR “XHAVIT AHEMETI”

25 October 2026
Kulturë

Ndahet nga jeta aktori Nexhat Xhokli! –

25 October 2026
Arte tjera

EKSLUZIVE: Artistet gjilanase Arzie Jusufi & Taria

25 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Rama përsërit ftesën për dialog, paralajmëron ndëshkime

23 October 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur të premten ftesën për dialog, duke vendosur

Kulturë Lajme Letërsi

Osmani e Rama marrin pjesë në promovimin

16 February 2026

Ish-diplomati kosovar, Ahmet Shala, do të promovojë sot librin e tij me titull “Kur

Lajme

Kurti e pret me ceremoni zyrtare Ramën

16 February 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta mirëpresë me ceremoni zyrtare Kryeministrin e Shqipërisë,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.