Tuesday 24 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

Zyrtarët Korrektues nga Burgu i Gjilanit në Trajnim Gjashte Mujor në Kopenhagë

Irani “sulmon” bazat ushyarake të ShBA-ve me 6 raketa në Katar

Policia Rajonale – Gjilan – KOMUNIKATË PËR MEDIA – Arrestohet i dyshuari për vjedhje të

Irani kërcënon ta mbyllë – Çfarë është ngushtica e Hormuzit dhe pse ka rëndësi për

Adelina Ismaili në Alba Festival: Kur një ikonë dëshmon se hitet mund të mos kenë

Gjilan/Kamenicë: U mbajt turneu ndërkombëtar i Xhudos për nder të çlirimit të Gjilanit

Komuna e Kamenicës fillon me dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin hapësinor

Sulmet iraniane, ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Izrael

Gjetja e armatimit në pronën e Arsenijeviqit, Sveçla jep detaje të reja

 Basri Lenjani tërhiqet nga gara për drejtor të ShSKUK-së
Lajme

Basri Lenjani tërhiqet nga gara për drejtor të ShSKUK-së

9 June 2023 0 Comment 4 min read

AA

Ish-drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Basri Lenjani, është tërhequr nga gara për drejtor të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar (SHSKUK).

Derisa sot është mbajtur testi për kandidatët, të cilët janë në garë për drejtor të SHSKUK-së, Lenjani ka vendosur të tërhiqet.

E arsye për tërheqjen e tij, është dhe deklarata e sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe kryesuesit të Bordit të SHSKUK-së, Naim Bardiqi, i cili ditë më parë kishte deklaruar se njihet me Lenjanin “të cilin e ka shok”.

Por Lenjani mohon të ketë pirë kafe me Bardiqin që nga 2019-ta.

“Kjo deklaratë me shtyri që të tërhiqem dhe të hapi rrugë për kandidatët tjerë, që unë të mos jem pengesë. Unë skam pas asnjë bisedë, asnjë referencë, asnjë kontakt dhe pastaj doli deklarata e dhënë e sekretarit permanent, që kemi qenë shokë të gjeneratës dhe kemi pirë kafe bashkë. Kemi qenë shok të gjeneratës, por nga viti 2019 nuk kemi pirë kafe dhe nuk jemi takuar asnjëherë me familje. Mendoj që e vërteta qëndron në atë qo po e dëftoj. Kjo ka qenë shkaku kryesor. Shkaku kryesor ka qenë kjo se nuk është dashur të aludohej. Sepse ne të gjithë njihemi me njëri tjetrin. Me doktor Naimin kemi qenë shokë të gjeneratës së studimeve, ai ishte student dhe koleg shumë i mirë. Jemi shokë të mirë, mirëpo nga viti 2019 asnjëherë ne nuk kemi pirë kafe dhe nuk kemi pasur asnjë takim të drejtpërdrejtë”, tha ai.

Ndërsa thotë se tërheqja e tij nuk ka qenë taktike, por se kishte menduar që do të jetë një garë fer.

“Jam tërheq nga gara. Unë kam menduar që të jetë një garë fer . Tërheqja ime nuk ka qenë taktike. E kam parë që nuk mund ta gjej vetën aty, për shkak se ndikimet e gjithanshme politike, ndikojnë drejtpërdrejtë në zgjedhjen e dikastereve”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se a ka të bëjë tërheqja e tij , me favorizimin e ndonjërit nga kandidatët potencial, Lenjani tha se tashmë dihet se në Kosovë, ndikimet politike janë në të gjitha institucionet, kur është fjala për pozita kyçe.

“Asnjëherë në karrierën time nuk kam folur me emra dhe as tash nuk do të flas. Ne jetojmë në Kosovë. Ndikimet nga jashtë dhe brenda janë të pranishme. Ndikimet politike të zgjedhjes së kandidatëve në institucione kanë impakt . Por shpresojmë që ky veprim politik të jetë në favor të SHSKUK-së. Jam i vetmi kandidat, mund të hulumtoni që nuk ka kontaktuar me asnjë vendimmarrës, të cilët vendosin për pozitat kyçe. Unë kam menduar që të rrugëtoj vetëm, që në intervistim të zgjedhën kandidatët meritor. Nuk shprehu asnjë shenjë xhelozie, se kush do të zgjidhet në drejtimin e SHSKUK-së. Por kryesisht ndikimet politike po ndikojnë në gjithë Kosovën. Kjo politikë duhet të largohet dhe të hapet rrugë për gjenerata të reja, që të paktën profesionistët shëndetësor të jenë në nivel të obligimeve që u takojnë”, tha ai.

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kuriozitete

“Violina 280‑vjeçare e anëtarit të Filharmonisë londineze

23 June 2025
Lajme

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

23 June 2025
Lajme

Zyrtarët Korrektues nga Burgu i Gjilanit në

23 June 2025
Lajme

Irani “sulmon” bazat ushyarake të ShBA-ve me

23 June 2025
RELATED Stories for you
Kuriozitete

“Violina 280‑vjeçare e anëtarit të Filharmonisë londineze

23 June 2025

Policia metropolitane e Londrës ka bërë apel për ndihmë nga qytetarët, pasi një violinë

Lajme

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

23 June 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar atë që e ai e quajti një armëpushim

Lajme

Zyrtarët Korrektues nga Burgu i Gjilanit në

23 June 2025

Në kuadër të marrëveshjes për transferimin e të burgosurve danezë në Burgun e Gjilanit,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.