Moti në pesë ditët e ardhshme në Kosovë i vranët e me intervale me diell
Në pesë ditët e ardhshme në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën vranësirat kohëpaskohe parashihen të shoqërohen edhe me reshje të shiut.
Të martën do të jetë mot i vranët e vende-vende me reshje të dobëta të shiut. Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në vlerat maksimale, kryesisht në mesditë.
Të mërkurën do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell, ndërsa të enjten do të jetë moti kryesisht stabil me pak vranësira e intervale me diell.
Të premten do të jetë moti kryesisht i vranët e me reshje shiu, ndërsa në fundjavë parashihet mot i vranët e reshje shiu.
“Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra të lehta deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit, ndërsa presioni atmosferik do të shënoj vlera të rritura mbi normalen”, thuhet nga Instituti.