Saturday 16 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Përfundon takimi Trump-Putin pas pothuajse tre orë

REL: Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në prag të takimit të sotëm Trump-Putin

Trump flet rrugës për në Alaska: Kam vënë re se Putini po sjell shumë biznesmenë

Policia: “Nuk u mbijeton plagëve – ndërron jetë i aksidentuari në Lladovë të Gjilanit”

“Rrezik i lartë!” – Trump me mesazh të shkurtër para samitit me Putinin

Universiteti “Kadri Zeka” njofton se është rikthyer në funksion SMU

Kamenicë: Është pensionuar aktivisti i dalluar, Haqif Agaj

Gjilan: Arrestohen 21 persona në zbatim të planit operativ për ekzekutimi i urdhëresave gjyqësore

Sindikata e Re e KEK-ut proteston para zyreve të KOSTT-it

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Aktivitete javore në trafikun rrugor

 Çfarë fuqie punëtore kërkon konkretisht Gjermania?
Lajme

Çfarë fuqie punëtore kërkon konkretisht Gjermania?

2 April 2023 0 Comment 6 min read

AA

Rreth 2,5 milionë gjermanë janë të papunë, – në të njëjtën kohë mungojnë gati 2 milionë forca pune të kualifikuara. Çfarë do të thotë ky paradoks e ku vërehet mungesa kryesore e fuqisë punëtore?

Pasojat e pandemisë së Coronës duken se janë tejkaluar nga ana ekonomike, edhe ndaj luftës në Ukrainë dhe kostove që ka sjellë ajo duket se ekonomia gjermane është përshtatur. Kriza bankare në SHBA dhe Zvicër nuk e rëndon ekonomikë gjermane. Një recesion i thellë, si ai i shumëpërfoluri nuk pati dhe tregu i punës mbeti i stabilizuar. Por këtë javë që kaloi dy studime vunë gishtin në plagën e ekonomisë gjermane: mungesa e fuqisë punëtore në Gjermani. Instituti i Ekonomisë Gjermane, IW në Köln në Raportin për Fuqinë Punëtore, Dhjetor 2022 ka përcaktuar se boshllëku i fuqisë punëtore të kualifikuar është zvogëluar disi, por ai mbetet “në nivel të lartë”. Kurse Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, (DIHK) në raportin për fuqinë punëtore, 2022 arrin në përfundimin se “ngushticat e fuqisë punëtore po shtohen”.

Mungesë e ndjeshme në shumë fusha

Eksperti i tregut të punës, Stefan Hardege nga DIHK tha në bisedë me Deutsche Wellen se problemi i fuqisë punëtore nuk prek vetëm disa degë specifike. “Ky është një problem ndërkohë që ekziston përtej degëve të caktuara. Këtu janë të prekur shumë sektorë të ndryshëm.” Ata që kërkohen janë punonjës të transportit të shinave, makinistë dhe punëtorë që komandojnë dhe vëzhgojnë transportin e shinave. Sabine Köhne-Finster, që ka punuar për studimin e IW, Köln thotë se shumë i prekur është edhe sektori social: mungojnë pedagogë socialë, punonjësit socialë, edukatorët. Më së shumti kjo mungesë ndjehet në kujdesin shëndetësor për të moshuarit dhe kujdestarët në spitale”, sipas Köhne-Finster. Në sektorë të tjerë si në profesionet elektronike dhe ato të përpunimit të metalit vihet re mungesa jo vetëm tek punëtorët e kualifikuar, por edhe “tek ekspertët, njerëzit me arsim të lartë. Aty mungojnë shumica e ekspertëve dhe gjendja po keqësohet.”

Paradoksi i vazhdueshëm

Stefan Hardege ka përmendur prej kohësh një paradoks: Nëse shikon numrin e të papunëve në Gjermani, rreth 2,5 milionë të papunë dhe shikon numrin e vendeve të pazëna, shtrohet pyetja, pse ky paradoks.” Hardege vëren se “shpesh shohim, se kualifikimi i të papunëve në shumë raste nuk përshtatet me kualifikimet që kërkojnë sipërmarrjet.” Jo rrallë dëgjohet akuza, se të papunët nuk janë të kualifikuar sa duhet, se janë shumë të rehatuar dhe se të rinjtë nuk duan të punojnë më 8 orë në ditë. Vërtet thotë Hardege, punonjësit sot janë në një situatë më të mirë se kurrë më parë dhe mund të kërkojnë kushte më të mira pune dhe rroga më të larta. Por ata nuk janë aspak shkaku për mungesën e fuqisë punëtore. “Nuk kam asnjë të dhënë, se ky problem është i përgjithshëm.”

Kurse ekspertja, Sabine Köhne-Finster nga ana e saj kërkon më shumë fleksibilitet. “Duhet parë me vëmendje: si kanë ndryshuar profesionet? Ka profesione të tjera të përafërta? A mundem që pëmes një shkollimi tjetër dhe ndërrimit të profesionit të ndihmojë për të zvogëluar mungesën e fuqisë punëtore?” Ekspertja i vlerëson në përgjithësi “përpjekjet e politikës për të mundësuar imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar.” Por sipas saj duhet të “forcohet orientimi profesional në shkolla, universitete dhe shkollat profesionale”.

Stefan Hardege nga DIHK nxjerr në pah një aspekt tjetër. Sigurisht që nevojiten shumë ide, thotë ai dhe është detyra e kompanive të gjejnë zgjidhje kreative. Të përpiqen të jenë më atraktivë, të bëjnë oferta të mira për të harmonizuar jetën e familjes me profesionin, apo të mundësojnë punën nga shtëpia. Megjitthatë pa kornizën e duhur të kushteve nuk do të lëvizin shumë gjëra, thotë Hardege. “E në këtë drejtim rëndësi kanë kushtet që krijon politika.”

Lehtësimi i imigrimit të punës

Më 29. mars qeveria gjermane miratoi projektligjin për të riorganizuar ardhjen e fuqisë punëtore në Gjermani dhe lehtësimin e ardhjes së punëtorëve të kualifikuar. Stefan Herdege e vlerëson këtë hap. “Kjo është gjë e mirë dhe e rëndësishme. Qeveria gjermane e ka marrë në dorë këtë ligj që në shumë sektorë shkon në drejtimin e duhur.” Por sipas ekspertëve “zbatimi i tij do të jetë shumë i rëndësishëm.” Sipas Hardege rregulloret e reja duhet të “funksionojnë shpejt dhe mirë” dhuet të krijohen strukturat e duhura. Megjithatë ardhja e fuqisë punëtore nuk mund ta zgjidhë vetëm problemin. “Ne duhet të shohim si t’i shfrytëzojmë më mirë potencialet brenda vendit, kujtoj këtu punësimin e grave apo punësimin edhe atyre që kanë moshë të caktuar. Ekspertët mendojnë, se duhen shfrytëzuar të dyja opcionet: fuqi punëtore e kualifikuar nga jashtë dhe të mos harrohen të kualifikohen punëtorët brenda Gjermanisë./DW

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Përfundon takimi Trump-Putin pas pothuajse tre orë

16 August 2025
Futboll

“Do t’i shkatërronim të gjithë”, Leao i

15 August 2025
Sport

Këto janë përfitimet e klubeve të Kosovës

15 August 2025
Lajme

REL: Ankthi kaplon Kievin dhe Brukselin në

15 August 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Përfundon takimi Trump-Putin pas pothuajse tre orë

16 August 2025

Takimi me dyer të mbyllura i Donald Trump me Vladimir Putin ka përfunduar pasi

Futboll Sport

“Do t’i shkatërronim të gjithë”, Leao i

15 August 2025

Rafael Leao publikisht ka kërkuar nga Milani që të sjellë Moise Kean nga Fiorentina,

Sport

Këto janë përfitimet e klubeve të Kosovës

15 August 2025

Klubet e futbollit nga Kosova kanë përfituar shuma të konsiderueshme financiare këtë sezon falë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.