‘Dardanët’: S’duhet të demoralizohemi, ka beteja tjera për t’u fituar
Kombëtarja e Kosovës në futboll, barazi me Andorrën (1-1), rezultat ky që zhgënjeu futbolldashësit kosovar.
Kosova dhe Andorra u përballen mbrëmë në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e dytë kualifikuese për EURO 2024.
Tifogrupi i Kosovës, “Dardanët”, pas ndeshjes kanë reaguar përmes faqes së tyre zyrtare, duke bërë thirrje për të mos u demoralizuar, pasi që ka ende ndeshje të tjera.
“Nuk duhet të demoralizohemi. Ka beteja tjera për t’u fituar”, thuhet në postimin e “Dardanëve”.