“Epopeja e Dukagjinit” mbetet ngjarja më e lavdishme në historinë tonë kombëtare
“Bëhen 25 vjet nga kthesa e madhe historike, nga ngjarja që tronditi Serbinë e cila kishte pritur ta kalonte lehtë Gllogjanin heroik. “Epopeja e Dukagjinit” mbetet ngjarja më e lavdishme në historinë tonë kombëtare. Ato ngjarje ishin paralajmërim se së shpejti Kosova po bëhet një vend i lirë”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së së Gjilanit.
Ai shtoi se familja Haradinaj dhe shumë familje tjera emblematike, sakrifikuan gjithçka nga vetja në mënyrë që ne sot të jetojmë të lirë, me shtet e ushtri, të njohur nga bota e të integruar.
“Po ashtu, sot shënojmë edhe 24-vjetorin e intervenimit të NATO-së mbi caqet serbe. Mirënjohës përjetë aleatëve me në krye ShBA-të, pa të cilët do të ishte shumë më e vështirë dhe më e ngadalshme se kaq fitorja jonë. Lavdi të rënëve për lirinë e Atdheut”, ka thënë i pari i AAK-së së Gjilanit. /2LONLINE/