Thursday 6 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kështu duken fletëvotimet e balotazhit për kryetarë të 18 komunave

Kur mund të thirret seanca për votimin e Glauk Konjufcës, flasin nga KDI-ja

Parashikimi i motit për të enjten, 06 nëntor 2025

Elon Musk: Nuk do ketë më celularë! Brenda 5 vitesh, smartphone-t do t’i zëvendësojë Inteligjenca

Ndryshime në qeverinë ”Rama 4” dhe në Prefekturat e vendit

Tragjedi në Tetovë: Gjendet e vdekur një 25-vjeçare nga Kosova

Takime të ngjeshura në aktivitetet ditore të Alban Hysenit, kandidat i LVV-së për kryetar të

Hyseni: Kemi në plan shumë aktivitete dhe nisma të reja për mërgatën

UKZ qendër e shkëmbimit arsimor Kosovë–Zvicër gjatë Javës së Studimit për mësuesit nga PH Zug

Dy lojtarë të FC Drita ftohen në kombëtare! – Shtyhet ndeshja Drita – Prishtina, e

 Përveçse për Kosovën, presidenti kroat bëri deklarata kontraverse edhe për Ukrainën – ato bënë jehonë në mediat botërore
Lajme

Përveçse për Kosovën, presidenti kroat bëri deklarata kontraverse edhe për Ukrainën – ato bënë jehonë në mediat botërore

30 January 2023 0 Comment 5 min read

AA

Presidenti i Kroacisë kritikoi të hënën vendet perëndimore për furnizimin e Ukrainës me tanke të rënda dhe armë të tjera në fushatën e saj kundër forcave pushtuese ruse, duke thënë se këto dërgesa të armëve vetëm do ta zgjasin luftën.

Zoran Millanoviq u tha gazetarëve në kryeqytetin kroat se është “çmenduri” të besosh se Rusia mund të mposhtet në një luftë konvencionale, përcjell Telegrafi.

“Unë jam kundër dërgimit të ndonjë arme vdekjeprurëse atje”, kishte thënë Milanoviq. “Kjo e zgjat luftën”.

“… Është e qartë se Krimea nuk do të jetë më kurrë pjesë e Ukrainës”, ka thënë ndër tjerash Millanoviq.

Por presidenti i Kroacisë ka bërë një koment lidhur me Kosovën, duke tërhequr një lloj paralele mes Krimesë së aneksuar nga Rusia dhe Kosovës që sipas tij është “marrë” nga Serbia.

Dhe kryeministri Andrej Plenkoviq, është zyrtari më i lartë i Kroacisë që ka reaguar pas deklaratës së presidentit të këtij vendi, Zoran Millanoviq, në lidhje me Kosovën, i cili ka thënë se “Kosova u rrëmbye nga Serbia”.

“Asnjë shtet nuk e ka aneksuar Kosovën. Me sa di unë, Kosova është një shtet i pavarur që Kroacia e ka njohur 15 vjet më parë. Kosova është subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Nëse dikush do ta kishte aneksuar, atëherë do ta kishte marrë nga territori i një vendi dhe do ta aneksonte në një tjetër”, ka thënë kryeministri Plenkoviq, shkruajnë mediat kroate, përcjell Telegrafi.

Këto deklarata të presidentit kroat – sidomos ato për Ukrainën – përveç brenda Kroacisë, kanë bërë jehonë edhe më gjerë – dhe janë bërë temë e disa mediave prestigjioze botërore, përfshirë The Guardian, Al Jazeera, AP, dhe jo vetëm.

Në këtë drejtim, shkruan mediumi prestigjioz The Guardian, Millanoviq ka përqafuar një qëndrim anti-BE që kur u zgjodh fillimisht në 2019 si një kandidat liberal me prirje të majtë dhe politikat e tij janë “të përafërta” me ato të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán dhe liderit secesionist serb të Bosnjës, Milorad Dodik.

Kështu, vë në pah ky medium, në muajt e fundit, ai ka kundërshtuar hapur pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, si dhe trajnimin e trupave ukrainase në Kroaci si pjesë e ndihmës së BE-së për Ukrainën.

Ndërkohë Sky News shkruan se Millanoviq ka krijuar një reputacion si pro-rus, të cilin ai e ka mohuar vazhdimisht.

Share This:

Tags: Kroacia
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Dita e Ndeshjes: Drita luan në Irlandë

6 November 2025
Lajme

Kështu duken fletëvotimet e balotazhit për kryetarë

6 November 2025
Lajme

Kur mund të thirret seanca për votimin

6 November 2025
Arte Pamore

U hap ekspozita personale “Retrospektivë” e Isa

6 November 2025
RELATED Stories for you
Futboll Sport

🇭🇷 Lajm i keq për Kroacinë: Fitorja

13 October 2025

Fitorja e Gjermanisë ndaj Irlandës së Veriut (1:0) në kualifikimet për Kupën e Botës

Lajme

Kroacia kthen domatet shqiptare me pesticide. Prokuroria

10 September 2025

Pas kthimit nga Kroacia të sasive të mëdha me domate, të cilat dyshohet se

Lajme

“I kthehen vendlindjes: gjithnjë e më shumë

19 August 2025

Në Kroaci, gjatë tre viteve të fundit, janë kthyer rreth 30 mijë kroatë që

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.