Thursday 7 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas tjetrës brutalisht moshatarën e tyre në Gjilan

Pensionohet zyrtari i NPL Tregu, Mejdi Ahmeti – vlerësohet lart kontributi i tij

Kryetari Hyseni: Punimet në stadiumin e qytetit, po ecin me ritëm shumë të shpejtë

Ballkani pret Shamrock Rovers në Fadil Vokrri, synohet fitorja në shtëpi

Tarifat e reja të Trumpit në fuqi, 10% për eksportet e Kosovës

Kosova proteston “kundër padrejtësisë” për të burgosurit në Hagë

Kosova sot proteston në mbështetje të çlirimtarëve, mërgimtarët shpalosin flamurin e UÇK-së pranë Qendrës së

Lajm i trishtë: Ka ndërruar jetë Imrije Avdullahu – Bajrami, nëna e dëshmorëve Enver dhe

Kamenicë: Diaspora Open Day në Parkun Teknologjik – Kamenicë

 “Fest Flaka 2023” dëshmi e begatisë së kulturës sonë
Kulturë

“Fest Flaka 2023” dëshmi e begatisë së kulturës sonë

30 January 2023 0 Comment 8 min read

AA

Gjilan, 30 janar 2023 – Këngëtarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë marrë pjesë në Festivalin e Këngëve Popullore “Fest Flaka”, i cili tradicionalisht mbahet në Gjilan në kuadër të Manifestimit Shumëkulturor “Flaka e Janarit”.

Festivali ka nisur me “Këngë për Flakën e Janarit”, të autorit gjilanas Demir Krasniqi, mësimdhënës e krijues i shumë këngëve e më pas me këngën “Mashallah bukurisë sate”, është paraqitur fituesja e edicionit të kaluar të këtij festivali, Lumturie Shabani, e cila gjithashtu ishte fituese e shumë festivaleve të muzikës popullore si “Kosovarja këndon 2022” si dhe e shumë çmimeve viteve të fundit.

Greta Azizi

Ky ishte edicioni i 32-të me radhë i “Flakës së Janarit” e me këtë edhe i “Fest Flakës”, i cili është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. Manifestimi mëton të nderojë dëshmorët dhe të rënët për liri përmes trajtimit të vlerave të qëndrueshme artistike.

Ky edicion i “Fest Flakës” është garues, kurse në të morën pjesë edhe shumë artistë nga trevat e ndryshme shqiptare. Në konkurrencë, në këtë festival ishin 15 këngë garuese, të cilat janë vlerësuar nga juria profesionale në përbërje: Zekë Jusufi, profesor i muzikës, Fitore Osmani, profesoreshë e muzikës dhe Artan Bakija, këngëtar.

Muzika popullore shqiptare përbënë një ndër pasuritë më të çmuara të vendit tonë, andaj shumë këngëtarë për vite me radhë me zërin dhe kontributin e tyre kanë ruajtur begatinë e kulturës sonë kombëtare, andaj festivalin e mbështeti komuna e Gjilanit, zyra e kryetarit e komunës së Gjilanit, Drejtoria për Kulturë, Rini e Sporte, që udhëhiqet nga drejtori Kushtrim Zeqiri, Bordi Organizativ, Orkestra Profesioniste të Gjilanit, Ansamblit “Gjilani” dhe Shtëpisa së Modës “Menakon”, e cila është përkujdesur që artistët të shkëlqejnë në skenë.

Në këtë festival u interpretuan këto këngë: Blend Ibrahimi – “Të kam dashtë dhe të dua”, Blerta Curri – “Po filloj me t’u ankue”, Ermal Demiri – “Kaçurrelat e tu”, Yllka Dema – “Unë biri i yt Kosovë”, Gëzim Hajdari – “Udhët e mia”, Lejla Nika dhe Lorita Mehmeti – “Një lule”, Arlind Demiri – “M’i ke buzët si qershi”, Urata Gashi – “Të deshta me hakikat”, Joni lekaj – “Po i bjen era retë e zeza”, Berat Demiri dhe Donika Kobani – “Jemi ilira jemi teuta” (këngë kjo e orkestruar nga profesori Qazim Azizi), Anesa Bunjaku – “Kroi i fshatit tonë”, Arbër Maliqi – “Këngë bashkimi”, Greta Azizi – “Rrisim jetën tonë”, Mesut Bajrami – “Vajzë me kaçurrela”, Rina Kurteshi – “Albulena”.

Garuesit ishin pothuajse nga të gjitha trevat shqiptare, nga Maqedonia e Veriut, Presheva, Mitrovica, Deçani, Vushtrria, Skenderaj, Vitia, Kamenica dhe Gjilani.

Në cilësinë e mysafirëve janë paraqitur këngëtarja gjilanase Elona Sadiku, që është fituese e shumë festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare, e cila me zërin e saj të jashtëzakonshëm ka kënduar këngën “Jam bandill” si dhe ish-fituesi i “Fest Flakës” dhe këngëtari i njohur Farush Azemi, që ka kënduar këngën “Këngë për Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën”.

Për organizimin e “Fest Flaka 2023” u përkujdesën: Nehat Ferati, menagjer i projektit, Murat Ismajli, përgjegjës artistik, Burhan Azizi, aranzhimet dhe orkestrimet, Bekim Rexhepaj, selektor programi, Albunita Kadriu, moderatore, Art FaBe, skenografia, DJ Albani, zërimi dhe ndriçimi, Besim Baftiu, mjeshtër toni dhe Shtëpia e Modës “Menakon”.

“Flaka e Janarit 2023” vazhdon me artin letrar, në të cilin do të mbahet Ora e Madhe Letrare “Pena e Flakës”, kurse të gjithë fituesit do të shpallen në Gala Mbrëmjen që do të mbahet në fund të këtij edicioni të “Flakës…”.

Share This:

Tags: Fest Flaka Fest Flaka 2023
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Intervista e parë e Ardon Jasharit pas

7 August 2025
Europa League

“Shkëlqimi dhe rënia e FC Drita”, skuadra

7 August 2025
Lajme

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi

7 August 2025
Lajme

Disa vajza të mitura rrahin njëra pas

7 August 2025
RELATED Stories for you
Lajme Opinione

Vështrim për “Fest Flaka 2025” nga Mehmetali

1 February 2025

“Fest Flaka”2025 – Festival i interpretuesve të Muzikës Popullore Shqipe Gërmim në themelet e

Kulturë Lajme Muzikë

“Fest Flaka” e sivjetme u shqua me

31 January 2025

“Kënga e Bilbilit ” e orkestruar nga Jusuf Gërvalla dhe e interpretuar nga Kuarteti

Kulturë

Fest Flaka 2023 – Abnormaliteti i normëzuar

3 February 2023

Në Festivalin Mbarëkombëtar të Interpretuesve të Këngës Popullore, shpërblehet me Vendin e Parë (do

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.