Tuesday 17 February 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestuar

Urimi i Rektorit Artan Dërmaku për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Qytetarët nga afër përcjellin parakalimin e trupave të FSK-së dhe Policisë

200 mijë qytetarë pritet të mblidhen në marshimin e Prishtinës për krerët e UÇK-së në

NPL Tregu – Gjilan: Urime Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës!

Ambasada e Gjermanisë uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Protesta simbolike kundër Gjykatës Speciale, 5 mijë emblema të UÇK-së “pushtojnë” NEWBORN-in

18-vjetori i Pavarësisë, Begaj: Kosova është më e fortë! Mirënjohje për ata që sollën lirinë

Drin Kokaj debuton sot në Lojërat Olimpike Dimërore ‘Milano Cortina 2026’

 U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”
Kulturë

U mbajt Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”

29 January 2023 0 Comment 5 min read

AA

Gjilan, 29 janar 2023 – Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës” ka mbushur përplot sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan. Kjo ngjarje kulturore është organizuar në kuadër të Manifestimit Shumëkulturor “Flaka e Janarit” nën patronatin e kryetarit Alban Hyseni dhe në bashkëpunim me Organizatën Kulturore “Thesari”, që drejtohet nga drejtoresha Arife Kastrati.

Ky festival ka karakter garues, kurse çmimet për më të mirët do të jepen nga Gala Mbrëmjen, që organizohet në përmbyllje të “Flakës…”. Këngët që janë interpretuar do të vlerësohen nga juria profesionale, e cila ishte në përbërje: Dëfrim Behluli, profesor e kompozitor, Armend Ramadani, profesor në Shkollën e Muzikës në Gjilan dhe Shqipe Spahiu, kryeredaktore e programit të fëmijëve në Televizionin e Kosovës.

Datë: 15.02.2023 – Vendi: Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan – Ora: 10:00 – Dëgjim publik për Planin e Menaxhimit të Mbeturinave 2023-2027

Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit, në hapje të këtij festivali ka theksuar se ndjehet i gëzuar që është në mesin e fëmijëve dhe ky është viti i dytë me radhë që merr pjesë në këtë festival, që e cilësoi si shtyllën e pestë, apo më te renë të “Flakës së Janarit”.

“Sot performojnë të rinjtë, fëmijët, ata më të vegjlit, ndaj u uroj ditë shumë të mirë e ne do të kënaqemi me performancën e juaj”, tha Hyseni.

Flaka e Janarit – kalendari i aktiviteteve

Në pjesën garuese janë paraqitur solistët dhe grupet: Norma Haliti – “Festa e Janarit”, Olza Hashani – “Heroi”, Kenza Ismajli – “Xhamadani vija-vija”, Alena Gjota – “A vritet pafajësia”, Aron Musliu – “Vendi im”, Ansambli i Flauteve në përbërje Rita Dubova dhe Ledian Azizi – “Moj e bukura more”.  Kosovës i ka kënduar e reja Erta Hasani, këngën “Babi pse brengosesh” e kënduan Ledin dhe Driarta Azizi, kurse këngën “Drenica e ime” e ka kënduar Nida Ajeti. Një baladë për heroin Adem Jaashari e ka paraqitur grupi “Kromatika”, Këngën “Alfabeti shqip” e interpretoi Kori i Fëmijëve “Thesari”, kurse këngën “Sindorela” e interpretoi Sibora Bytyqi. Me këngën “Vendi i im” u paraqiten Rita dhe Robert Rexhepi, këngën e mirënjohur të Sabri Fejzullahut “Pranverë në Prishtinë” e këndoi Erta Beka, kurse këngën “Për ty Kosovë” e interpretuan Kledi dhe Klodian Duraj. Heroit Agim Ramadani i këndoi Demush Sejdiu, Olza Hashani u paraqit me këngën “Morra fjalë”, kurse Erina Ajeti u paraqit me këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”.

Festivali i Këngës për Fëmijë “Xixat e Flakës”, ka vazhduar me këngën “Ushtria Çlirimtare” nga Elma Kastrati, Aksa Hasani – “ Baresha”, kurse Festivali është përmbyllur me “Vallen e Rugovës” nga Grupi i Valltarëve. 

Share This:

Tags: Xixat e Flakes 2023
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Ciceroni

Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare,

17 February 2026
Ciceroni

Urimi i Rektorit Artan Dërmaku për 18-vjetorin

17 February 2026
Kuriozitete

Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne

17 February 2026
Ciceroni

Qytetarët nga afër përcjellin parakalimin e trupave

17 February 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.