Tuesday 28 July 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

Pse mbi 10 mijë njerëz ndoqën fluturimin e një aeroplani?

Njoftim nga Policia e Kosovës rreth një shkrese (e-mail) me përmbajtje mashtrimi

Në moshën 25-vjeçare, Erion Morina doktoron në Matematikë në Austri, suksesin ia kushton prindërve të

 Unë po iki Kosovë, nuk po të duhem ty!
Lajme

Unë po iki Kosovë, nuk po të duhem ty!

17 December 2022 0 Comment 10 min read

AA

Ish studentja, tashmë Mr. Sc., e cila ka vendosur që fatin e saj profesional e jetësor ta kërkoj në një shtet të huaj, i dedikon një letër – adresim institucioneve, duke i vendosur në thumb të kritikës, për lejimin e ikjes se te rinjëve në botën e jashtme për jetë më të mirë.

A.R. KATANA

Infermierja e diplomuar kosovare, Liri Salihu, kishte konkurruar për një konkurs për infermiere në Spitalin e Gjilanit, mirëpo e njëjta ishte radhitur e teta, duke mos u pranuar.

Rreth kësaj Salihu ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke thënë se nuk qenka e mjaftueshme shkollimi për të cilën ajo kishte kaluar disa vite, duke arritur që me suksese të përfundoj edhe nivelin master në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në drejtimin e Infermieri.

Kompania e llaqeve – Profix Jepi ngjyrë dhe ngrotësi ambientit tuaj me produktet tona! Cilësi e lartë për arritjen e nuancës dëshiruar! Përmbajtje bimore, qëndrueshmëri, kualitet premium! http://www.profix-ks.com
Lista përfundimtare e Kandidatëve në Konkurs

Duke e shprehur mllefin e saj rreth kësaj, ajo ka thënë se gjatë intervistës së saj në konkurs, kryesues ishte një person i nivelit Bachelor Ekonomik, dhe sipas saj të cilën e ka kryer në Kolegjin Privat.

“Unë po iki Kosovë , nuk po të duhem ty! Nuk qenka mjaftueshëm niveli im i shkollimit, puna dhe djersa ime për ty Kosovë. Nuk qenka mjaftueshëm nota ime (5.0) në shkollën e mesme të mjekësisë. Nuk qenka mjaftueshëm diplomimi im Bachelor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina ” me notë mesatare (9.34). Nuk qenka mjaftueshëm studimet në nivelin Master po ashtu në Universitetin e Prishtinës me notë mesatare (9.54). Nuk qenka mjaftueshëm se gjatë gjithë studimeve kam qenë bursiste si studente e dalluar. Nuk qenka mjaftueshëm njohja e gjuhëve të huaja deri në nivel B1. Nuk qenka e mjaftueshëm edhe përvoja ime si infermiere me doktorët më të mirë në rajon dhe më gjerë. Kosovë , nuk paska qenë i mjaftueshëm vlerësimi i profesorëve në Universitetin e Prishtinës e për ironi në konkurse sikur këto në Spitalin e Gjilanit unë përpara duhet ta kem një kryesuese të komisionit me nivel Bachelor Ekonomik në Kolegj privat e cila shumë mirë “ka ditur të bëjë kalkulimet” gjatë “vlerësimit” në intervistë!”, ka shkruar ajo.

Tutje Salihu ka thënë se kurrë nuk do të bëhet pjesë e pazareve dhe vegël e askujt për një vend pune, por padrejtësinë do ta luftoj dhe kundërshtojë.

“Kosovë , unë kurrë nuk do të bëhem pjesë e pazareve dhe vegël e askujt për një vend pune por padrejtësinë do ta luftoj dhe kundërshtojë. Kosovë , unë pata edhe një shpresë për të qëndruar në vendlindjen time , të jap kontributin dhe dijen time që kam marrë nga instucionet arsimore tua. Por këtë mundësi që nuk e pata unë shpresoj që në të ardhmen do ta kenë familja, kolegët e mi dhe e gjithë shoqëria e këtij vendi. Kosovë, unë po nënshkruaj për të len ty sepse ma shujtën edhe shpresën e fundit. Kosovë, mua po më pret Evropa por unë të prita ty! Lamtumirë Kosovë!”, ka përfunduar ajo.

Liri Salihu, Foto nga Interneti

Unë po iki Kosovë , nuk po të duhem ty!Nuk qenka mjaftueshëm niveli im i shkollimit, puna dhe djersa ime për ty Kosovë.Nuk qenka mjaftueshëm nota ime (5.0) në shkollën e mesme të mjekësisë.

Nuk qenka mjaftueshëm diplomimi im Bachelor në Universtitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina ” me notë mesatare (9.34).

Nuk qenka mjaftueshëm studimet në nivelin Master poashtu në Universitetin e Prishtinës me notë mesatare (9.54).

Nuk qenka mjaftueshëm se gjatë gjithë studimeve kam qenë bursiste si studente e dalluar.

Nuk qenka mjaftueshëm njohja e gjuhëve të huaja deri në nivel B1.

Nuk qenka e mjaftueshëm edhe pervoja ime si infermiere me doktorët më të mirë në rajon dhe më gjerë.

Kosovë , nuk paska qenë i mjaftueshëm vlerësimi i profesorëve në Universitetin e Prishtinës e per ironi në konkurse sikur këto në Spitalin e Gjilanit une përpara duhet ta kem një kryesuese të komisionit me nivel Bachelor Ekonomik në Kolegj privat e cila shumë mirë “ka ditur të bëjë kalkulimet” gjatë “vlerësimit” në intervistë!.

Kosovë , une kurrë nuk do të bëhem pjesë e pazareve dhe vegël e askujt për një vend pune por padrejtësinë do ta luftoj dhe kundërshtojë.

Kosovë , unë pata edhe një shpresë për të qëndruar në vendlindjen time , të jap kontributin dhe dijen time që kam marrë nga instucionet arsimore tua.

Por këtë mundësi që nuk e pata unë shpresoj që në të ardhmen do ta kenë familja, kolegët e mi dhe e gjithë shoqëria e këtij vendi.

Kosovë, unë po nënshkruaj për të lën ty sepse ma shuajtën edhe shpresën e fundit.

Kosovë, mua po më pret Europa por unë të prita ty!

Lamtumirë Kosovë !

Share This:

Tags: Liri Salihu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet

27 July 2026
Lajme

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në

27 July 2026
Lajme

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja:

26 July 2026
Lajme

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të

26 July 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.