Reisi i Malit të Zi, Rifat Fejziç, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan
Kryetari i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Reisi Rifat Fejziç, i shoqëruar nga kryetari i KBI në Rozhajë, Ernad Ramoviç, vizituan KBI në Gjilan.
Atë e priti kryetari i KBI në Gjilan, Naim Aliu, me bashkëpunëtorë. Takimi kishte karakter të bashkëpunimit institucional.
Tema qendrore e këtij takimi ishte ruajtja e trashëgimisë kulturore, vakëfeve, si pjesë përbërëse e punës së përbashkët mes institucioneve, njofton Zyra për informim e KBI në Gjilan.