Gjinovci: Na arrestuan si kriminela, plagjiatorin e lanë me dhanë mësim
Aktivisti Rron Gjinovci ka reaguar pasi u shoqërua në polici së bashku me aktivistin Dibran Hoxha për “pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.
Ai ka thënë se së bashku me Hoxhën u arrestuan si kriminela, ndërsa “plagjiatori” u la para studentëve me dhënë mësim.
Lexo Edhe:
Aktivistët e ORCA-s, Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci, janë arrestuar sot pas një aksioni “simbolik” ndaj profesorëve plagjiatorë të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik
Gjinovci ka thënë se nuk e kanë ndërmend të ndalen dhe nuk do ta lejojnë normalizimin e plagjiaturës.
Reagimi i tij i plotë:
Na arrestun neve e na largun nga Fakulteti si kriminela të prangosun. Plagjiatorin e lanë para studentëve tu “dhanë mësim”.
Por na s’e kena njet mu nalë. Nuk kemi me leju normalizimin e plagjiaturës. Kjo e sodit është veç fillimi.