Komuna e Gjilanit është në finalizim të projektit për implementimin e kompostimit të mbeturinave shtëpiake
Në bashkëpunim me GAC dhe organizatën gjermane GIZ, Komuna e Gjilanit me partneritetin e tyre publiko-privat EcoHigjiena, është në finalizimin e projektit për implementimin e kompostimit të mbeturinave shtëpiake.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku, ka bërë të ditur se Komuna është pajisur me 166 komposterë, ku pilot-projektin do të fillojë ta implementojë në ekonomitë familjare dhe në shkollën “Zija Shemsiu”, për të vazhduar edhe në lagjet e tjera të qytetit, tek bizneset e më pastaj edhe nëpër fshatra.
“Grupi punues i shërbimeve publike tashmë e kanë hartuar planin e veprimit bashkë me organizatat, dhe pritet gjatë javës së ardhshme të filloj edhe implementimi”, ka thënë nënkryetarja Morina-Bunjaku.