Friday 11 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Përfaqësues të UKZ-së realizuan takime në Sofje të Bullgarisë për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar

UKZ dhe Universiteti i Graz-it drejt bashkëpunimit për projekte inovative

Pse Real Madridi nuk do të luajë ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e

A mund t’u merret mandati deputetëve – rreziku i një situate të paprecedentë nëse nuk

Mbahet dëgjimi buxhetor me grupin e grave në Karaçevë

Enes Qazimi nga Gjilani përfundon me sukses Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e Romës

Parashikimi i motit për të mërkurën, 09 korrik 2025

Alarm në ANP “Adem Jashari” – Punëtorja e mirëmbajtjes gjen “armë” të mbështjellë në tualet,

Komuna e Gjilanit, mbështet 50 bletarë të rinj me 150 koshere bletësh

Salihu: Raporti i gjysmë vitit, reflekton përkushtimin tonë ndaj qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të

 MSH thotë se në vitin 2023 buxheti për shëndetësinë do të jetë 296 milionë euro
Lajme

MSH thotë se në vitin 2023 buxheti për shëndetësinë do të jetë 296 milionë euro

29 October 2022 0 Comment 8 min read

AA

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se buxheti për shëndetësinë për vitin 2023 do të jetë 296 milionë euro, derisa për vitin 2022 ishe 198 milionë.

MSH njofton se rritja e buxhetit për barna për vitin 2023 krahasuar me vitin 2022 është 89 për qind.

Lexoni të plotë njoftimin e MSH-së:

Zotimet e Qeverisë së Kosovës për shëndetësinë publike po jetësohen edhe me buxhetin e vitit 2023. Ky është buxhetimi më i madh i bërë ndonjëherë për sektorin e shëndetësisë në vendin tonë.

Kështu jemi duke punuar vit pas viti që ta plotësojmë synimin tonë që buxheti i shëndetësisë të kalojë 300 milionë euro.

Nga 198 milionë euro sa ishte në vitin 2022, për vitin 2023 kemi ndarë për shëndetësinë 296 milionë euro.

Për mbulimin e Listës së barnave esenciale janë buxhetuar 60 milionë euro kjo e shoqëruar me punën që tashmë ka nisur për revidimin e listës së re të barnave esenciale që do të ketë standarde të reja me kriteret e garantimit të cilësisë optimale.

Kemi rritur buxhetin me mbi 27% për Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë për listën e barnave esenciale dhe programeve specifike nga 11.2 milionë euro sa ishte në vitin 2022,  në 21.2 milionë euro për vitin 2023.

Rritja e buxhetit për barna për vitin 2023 krahasuar me vitin 2022 është 89%.

Kemi rritur buxhetin për përmirësimin e infrastrukturës dhe shtimin e pajisjeve mjekësore, për përmirësimin e cilësisë dhe zgjerimin e shërbimeve të reja. Kjo do të mundësojë që të ketë materiale dhe mjete të mjaftueshme për profesionistët shëndetësorë dhe njëkohësisht do të rinovohen dhe modernizohen institucionet shëndetësore, qoftë ato spitalore dhe ato ambulatore.

Ndër pajisjet që do të sigurohen janë akceleratori linear për radioterapi, duke i mbuluar kësilloj nevojat sipas standardeve për numër të banorëve. Do të sigurohen rezonanca magnetike për spitalet e përgjithshme dhe do të kompletohen spitalet rajonale me pajisje për laboratorët e patologjisë e citologjisë.

Jemi siguruar që të buxhetohet përmirësimi i shërbimeve kirurgjike të cilat aktivizojnë shërbime të reja dhe me këtë do të zvogëlohet referimi i rasteve jashtë institucioneve shëndetësore publike.

Ngritja profesionale dhe edukimi i vazhdueshëm profesional është synim i cili do të realizohet përmes këtij buxheti për specializime, subspecializime, hulumtime shkencore e sjellje të ekspertizës nga vendet e tjera.

Është buxhetuar punësimi i profesionistëve të rinj. Ky plan do të ecë bashkë me ndryshimin rrënjësor të programit të specializimeve dhe krahas vlerësimit të nevojave për burime njerëzore dhe shpërndarjen e tyre në nivelin dytësor e tretësor. Ndërsa jemi siguruar që të buxhetohet plotësimi i të gjitha nevojave në nivelin parësor ashtu që të mos ketë më asnjë Ambulancë të Mjekësisë Familjare të mbyllur pse nuk ka mjekë apo Qendër të mjekësisë familjare që nuk ofron shërbime të plota.

Ndaj e kemi rritur buxhetin për Grantin Specifik për shëndetësi për kujdesin parësor shëndetësor, duke shtuar edhe 300 pozita të reja për profesionistë shëndetësorë.

Në kujdesin dytësor dhe tretësor shëndetësor do të ketë edhe 100 pozita të reja shtesë për profesionistë shëndetësor të cilat duhet të shfrytëzohen për sektorët deficitarë dhe për të plotësuar ato shërbime mjekësore që janë në mungesë për shkak të burimeve njerëzore.

42 pozita të reja janë buxhetuar për inspektorët shëndetësor dhe farmaceutik, për të avancuar në synimin tonë në mbikëqyrjen e sigurimit të cilësisë e shërbimeve shëndetësore.

Kemi planifikuar për herë të parë në buxhetin e shtetit ndarjen e pakove të veçanta për nënat dhe fëmijët në Klinikën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë.

Po ashtu për herë të parë është buxhetuar pakoja mbështetëse për pacientet në Klinikën e Onkologjisë të prekur nga kanceri.

Po ashtu të buxhetuara janë dhe një seri aktivitetesh e veprimtarish që parashikohen të ndërhyjnë në transformimin e gjendjes dhe rritjen e cilësisë së vendimeve e shërbimeve edhe në AKPMM, IKShPK dhe bashkëpunimet ndërkombëtare.

Në buxhetin 2023 janë të planifikuara dhe mbështetja për mjekët që institucionet shëndetësore do të propozojnë për të sjellë nga mërgata, shqiptarë të rajonit dhe të huaj.

Ka ende dhe shumë punë për të bërë më drejtim të shërbimeve më të mira shëndetësore dhe në sigurimin e integritetit të plotë në këtë sektor. Por buxhetimi i duhur është nga hapat kyç për të mbërritur këtë. 

Share This:

Tags: MSh QKUK
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Përfaqësues të UKZ-së realizuan takime në Sofje

10 July 2025
Lajme

UKZ dhe Universiteti i Graz-it drejt bashkëpunimit

10 July 2025
Lajme

Pse Real Madridi nuk do të luajë

9 July 2025
Lajme

A mund t’u merret mandati deputetëve –

9 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme

MSH`ja rekomandon masa mbrojtëse për punëtorët gjatë

3 July 2025

Ministria e Shëndetësisë iu ka rekomanduar institucioneve publike dhe atyre private t’i zbatojnë masat

Lajme

Vdes në QKUK gruaja që u lëndua

18 May 2025

Ka vdekur një grua që ishte përfshirë në një aksident më 12 prill të

Lajme Shëndeti

Këta janë kandidatët për drejtor të 16

7 May 2025

QKUK ka hapur konkursin për drejtorë të 16-të klinikave. Në konkursin për drejtorë në

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.