Sunday 21 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

LDK në Gjilan kundërshton projektin në Bulevardin “Ibrahim Rugova”, kërkon transparencë dhe debat publik

Reagon Kushtrim Kadriu nga Partia “Vatra”: “Do ta votoj deponinë në Malishevë” – vazhdon debati

Reagon Zaki Asllani për mungesën e përfaqësimit të Malishevës në institucionet lokale të Gjilanit

Kryetari Rahimaj dhe drejtori Klaiqi vizituan maturantët gjatë mbajtjes së Testit të Maturës

Asambleistja e AAK-së, Ardita Ukshini, deklarohet kundër ndërtimit të deponisë inerte në Malishevë

Arbër Ismajli, nënkryetar i LDK-së Gjilan: “LDK-ja është më e madhe se secili prej nesh”

Homazhe në nder të 18 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Kamenicës

Ekspozita “Gratë në rrugën e lirisë” nderon kontributin e grave në luftën e UÇK-së

Riad Rashiti: PDK do ta kundërshtoj fuqishëm nismën për hapjen e deponisë së mbeturinave inerte

Parashikimi i motit për të premten, 19 qershor 2026

 Isa Jakupi, artdashës, veprimtar e kompozitor i shquar muzikor
Lajme

Isa Jakupi, artdashës, veprimtar e kompozitor i shquar muzikor

23 November 2024 0 Comment 7 min read

AA

BIOGRAFI – Isa Jakupi ka lënë pas një krijimtari të madhe në artin muzikor. Përvec pedagog, ai njihet si kultivues e krijues i këngëve të zhanrave të ndryshme.

Isa Jakupi është autor i shumë këngëve për të rritur e për fëmijë. Ai kompozoi mbi 30 këngë, ndërsa ka shkruar edhe në revistën pedagogjike “Shkëndija”, vecmas gjatë viteve 80-të e 90-të, me trajtesa e mbresa kryesisht nga arti muzikor.

Rrugës artistike Isa Jakupi iu rrekë që në rininë e tij, si një figurë e dalluar e artit muzikor. Jetoi e veproi kryesisht në Gjilan, ndërsa rrjedh nga një familje me traditë të hershme e të pasur atdhetare. I ati i tij, Tefiku, ishte njëri ndër arsimtarët e parë në komunën e Gjilanit. Ai ishte i pari që themeloi shkollën fillore në Desivojcë, komuna e Dardanës e në Malishevë të Gjilanit. Ishte njeri që e deshi shkollën kombëtare shqipe.

Si i tillë, edhe pasardhësit e tij i edukoi në frymën e arsimit kombëtar. Është nga një familje arsimdashëse. Kjo familje ka shumë intelektualë. Isa Jakupi është nga ata që eci rrugës së babait të tij, i cili sot ka bërë emër në artin muzikor.

Ai kreu shkollën fillore në Gjilan, ndërsa në vitin 1957 regjistrohet në shkollën e mesme të muzikës në Prizren. Menjëherë filloi të punojë si arsimtar i muzikës në Shkollën fillore “Musa Zajmi”, të qytetit.

Në vitin 1964, Isa Jakupi regjistrohet në Akademinë e Muzikës në Beograd, në seksionin e Teorisë së këtij arti. Studimet i kreu me kohë dhe me sukses të dalluar. Menjëherë pastaj filloi punën si pedagog i muzikës në Shkollën Normale “Skënderbeu” në Gjilan. Ishte ajo kohë kur mungonte kuadri për lëndën e artit muzikor.

Derisa ishte student në Beograd, Isa Jakupi njihet me kolegët e artit muzikor, si me: Musa Piperkun, Rexhep Munishin, Luigj Gomilën, Mejdi Bajrin, Dashnor Zërzën, Bahtir Shehollin, Gjergj Kaçinarin, Esat Rizvanollin e me shumë të tjerë. Ata, si studentë shqiptarë, bashkëpunuan me Shoqërinë e Studentëve “Përpjekja”.

Këta pedagogë të artit nga Kosova ndoqën rrugën e muziktarëve të afirmuar të asaj kohe, si: Isak Muçolli, Bahri Cela dhe Qazim Uruqi. Por, me themelimin e shkollës fillore të muzikës në Gjilan, më 1979/80, Isa Jakupi e kolegë të tjerë themeluan dhe hapën këtë shkollë të artit dhe nuk kursyen asgjë nga veti për arsimimin e të rinjve në këtë shkollë të dijes e të jetës.

Isa Jakupi ka një “vepër” të madhe në artin muzikor. Ai është jo vetëm pedagog, por edhe kultivues e krijues i këngëve të zhanrave të ndryshëm.

Isa jakupi, si autor i shumë këngëve për të rritur e për fëmijë, bëri kompozimin e këngëve dhe melodive të këtij arti, mbi 30 këngë.

Ai përvec tashëgimisë artistike në vepër, la pas edhe një trashëgimi kadrovike: djali i tij, Kushtrimi është profesor i artit muzikor, aktualisht drejtor i Shkollës së Muzikës në Gjilan; vajza, Albina po ashtu është kuadër e muzikës e profesionalizuar, njëherit pedagoge e diplomuar në Fakultetin e


Si artdashës i madh, Isa Jakupi ka marrë pjesë në festivale të ndryshme të muzikës, duke filluar nga “Akordet e Kosovës” më 1967 në Prishtinë, e më pas në Festivalin e fëmijëve në Gjakovë, në Festivalin e këngëve “Kosovarja Këndon” në Ferizaj, “Ylberi” në Shkup, e shumë evenimente të këtij


Ky artdashës i madh i muzikës ka kompozuar albume të shumta të këngëve për fëmijë, si Besart Berisha, Nazmije Selimi, Gentiana Syla dhe së fundi albumin e këngëtares së njohur e të afirmuar nga Gjilani, Fehime Salihu.

Nuk kalon ditë që këto këngëtare të mos jenë në ekranet televizive në ato qëndrore e gjer ato lokale në Gjilan. Kjo është merita e pedagogut muzikor, I. Jakupit, i cili është autor i këngëve: ”Sy jeshile, gojë sheqere”, “Letra e ushtarit”, “Shkollares fshatare”, “Zenel Hajdini” etj.

Këto këngë i këndojnë solistët e njohur të estradës kosovare: Shpresa Berisha, Shahindere Bërlajollil, Shaban Gjekaj, Liliana Çavolli etj. Me këngët e e kompozuara për të vegjëlit, I. Jakupi ka marrë pjesë pothuaj në të gjitha festivalet në Kosovë, Shqipëri, Shkodër, Maqedoni etj.



Me artin e muzikës Isa Jakupi ka filluar të mirrej nga bankat e arsimit të mesëm. Në fillim ai komponoi këngë të muzikës popullore e më vonë këngë për fëmijë. U paraqit për herë të parë në festivalin “Akordet e Kosovës”1967 me këngën: “Si s’po më beson, moj vashë”. Por, sukseset nuk munguan të tij. Në festivalin “Kënga shqiptare”, Isa mori pjesë dy herë, në Gjakovë po ashtu u paraqit dy herë me këngën e melosit popullor etj. Për sukseset a arrita në këtë art, Isa Jakupi është shpërblyer “Pena e artë” për këngën “Shkollarës fshatare”, ndërsa shpërblimin e dytë e mori disa herë për këngët: “Sorkadhja”, “Nën hije të mallit të pres”,“Në shpirt më ngjallet një dëshirë”, “Dasma në malësi” etj. Shpërblimin e parë e mori me këngën për fëmijë “Treni”. Pra, Isa Jakupi është një pedagog i dalluar i kulturës së artit muzikor tek ne. Me këtë rast, i uruam shumë suksese të tjera.

Jetëshkrimi e biografia e veprimtarisë artistike të kompozitorit të ndjerë tashmë Isa Jakupit, është i bazuar nga shënime në internet që mbajnë firmën autoriale të Tefik Selimi.

Share This:

Tags: Gjilan Isa Jakupi
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

LDK në Gjilan kundërshton projektin në Bulevardin

20 June 2026
Lajme

Reagon Kushtrim Kadriu nga Partia “Vatra”: “Do

20 June 2026
Lajme

Reagon Zaki Asllani për mungesën e përfaqësimit

20 June 2026
Lajme

Kryetari Rahimaj dhe drejtori Klaiqi vizituan maturantët

20 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Reagon Zaki Asllani për mungesën e përfaqësimit

20 June 2026

Aktivistja politike nga Gjilani, Zaki Asllani, ka reaguar lidhur me mungesën e përfaqësimit të

Lajme

Asambleistja e AAK-së, Ardita Ukshini, deklarohet kundër

20 June 2026

Asambleistja e AAK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Ardita Ukshini, ka deklaruar se do

Futboll Sport

PROFIL SPORTIV: SABRI DËRMAKU, FUTBOLLISTI GJILANAS QË

19 June 2026

Gjilan, 18 qershor 2026 – SABRI DËRMAKU (30. 05. 1956) është një nga futbollistët e rëndësishëm të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.