33 vjet nga pajtimi i gjaqeve te Verrat e Llukës, Ramosaj: Data më e rëndësishme në historinë shqiptare
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj në 33 vjetorin e pajtimit të gjaqeve te Verrat e Llukës, ka thënë se kjo është data më e rëndësishmen në historinë shqiptare.
“Kuvend ky i cili grumbulloj mbi gjysmë milion shqiptarë, për të përcjellë mesazhin e fuqishëm të bashkimit, unifikimit dhe besatimit të shqiptarëve në rrugën e lirisë, që kulmoj me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, tha Ramosaj.
Ramosaj tha se në këtë 33 vjetor, kujtojmë dhe nderojmë me respekt gjithë ata burra e gra, djem e vajza, intelektual e patriot, studentët e asaj kohe, klerët fetarë, profesorët e atdhetarët tjerë, të prirë nga burri i urtë, i mençur, prof. Anton Çeta, bashkë me prof. Zekria Cana e veprimtarë të tjerë, që i prinë kësaj lëvizje mbarëkombëtare të pajtimit të popullit tonë.
1 Maj i vitit 1990, shënon një datë historike në besatimin e shqiptarëve kundër pushtuesit serb.
Nga kjo datë e deri më sot kanë kaluar plot 33 vjet.
Misioni i veprimtarit të çështjes kombëtare, Anton Çetta, ishte që mes shqiptarëve të mos kishte hasmëri, por të kishte bashkim.
Andaj ai kishte nisur “Pajtimin e Gjaqeve” mes familjeve shqiptare të hasmuara.
Misioni kishte nisur në vendin e quajtur “Verrat e Llukës” në Deçan.