Thursday 7 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Astrit Thaqi edhe zyrtarisht bëhet lojtar i Gjilanit

Presidenti Fatmir Sejdiu viziton mësuesin Musa Ibrahimi në Gjilan

U mbajt mbledhja komemorative për nder të Prof. Mujë Berishës

20 të vdekur nga përmbysja e një kamioni me ndihma në Gaza

Policia me aksion, arrestohen gjashtë persona – sekuestrohen mbi 13 mijë euro e pesë vetura

Nis protesta para Qeverisë e Sindikatës së Punëtorëve të RTK-së

Peci: Sot u procesuan 17.1 milionë euro për fermerët

Fillon shkatërrimi i materialit zgjedhor të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025

Parashikimi i motit për të mërkurën, 06 gusht 2025

Trump i dërgon letër Osmanit: Mike e vërtetë e Shteteve të Bashkuara, vendet tona ndajnë

 23 prilli, Dita Botërore e Librit
Kulturë

23 prilli, Dita Botërore e Librit

23 April 2023 0 Comment 5 min read

AA

Më 15 nëntor 1995, UNESCO shpalli 23 prillin Ditën Botërore të Librit. Kjo pasi u morën në konsideratë faktet se libri historikisht ka qenë instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive, si dhe mjeti më efikas për ruajtjen e tyre.

Njoftim për dëgjim publik për shpronësimin e pusetave për projektin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza

Më 15 nëntor 1995, UNESCO shpalli 23 prillin Ditën Botërore të Librit. Kjo pasi u morën në konsideratë faktet se libri historikisht ka qenë instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive, si dhe mjeti më efikas për ruajtjen e tyre. 400 vjet më parë, më 23 prill 1616, u ndanë nga jeta Shekspiri, Servantesi dhe Garcilaso de la Vega, i mbiquajtur Inca. Thuhet se ideja e përkujtimit të Ditës Botërore të Librit e ka origjinën në zonën e Katalonjës, Spanjë, ku atij që blinte një libër, i dhurohej edhe një trëndafil.

Por pse shkruhet dhe pse lexohet? 

Letërsia, e cila mbetet një ndër format më të larta të komunikimit njerëzor, është një faktor ndikues në formimin e identitetit dhe luan një rol të madh në emancipimin e shoqërisë. Fuqia e saj mbetet e pamatshme përkundër ideologjive, pushtetit, që nuk kanë mundur ta kontrollojnë plotësisht. Sipas Franc Kafkës, duhet të lexojmë kryesisht ata libra që na “plagosin”, na brengosin thellësisht, sepse nëse një libër nuk të trullos, atëherë ç’kuptim ka? Ndaj një libër duhet të jetë “sëpata” që thyen akullin brenda nesh. Nga ana tjetër, novelisti britanik Clive Staples Leëis e ka cilësuar nevojën për të lexuar si një mënyrë për të bindur veten se nuk jemi vetëm.

Pavarësisht se letërsia nuk ka funksion praktik në jetën e njeriut, ajo vlerësohet si ndërgjegjja më e emancipuar e njerëzimit, ndaj të shkruarit me përgjegjësi të lartë artistike apo etike dhe intelektuale, mbetet një kërkesë e përhershme e shoqërisë. Në vorbullën e të shkruarit dhe të lexuarit dallohen lexuesi i specializuar dhe ai i kënaqësisë. Ky i dyti është më i popullarizuari. Është lexuesi që zgjedh të lexojë një vepër për të marrë kënaqësi estetike, për të marrë informacione dhe dije. E nëse do të flisnim për përfitimet e të lexuarit mund të rendisnim konkretisht disa: mund të parandalojë sëmundjen e Alzheimerit, është një faktor antistres, mund t’ju ndihmojë për t’u fokusuar më mirë, është faktor ndihmës i jetëgjatësisë.

Nëse do të flisnim për letërsinë shqipe, për shkak të kushteve historike të vështira, ajo ka lindur përgjithësisht me vonesë. Në fillimet e letërsisë shqiptare janë veprat e Marin Barletit (“Historia e Skënderbeut”, 1508) dhe të humanistëve të tjerë, të botuara në latinisht. Libri i parë shqip është “Meshari” (1555) i Gjon Buzukut. Në periudhat e mëvonshme, ajo pati zhvillim të ndryshëm përgjatë Rilindjes, pas Pavarësisë, gjatë e pas diktaturës. Me rënien e diktaturës u botuan veprat e ndaluara dhe të dënuara gjatë sundimit komunist të shkrimtarëve të ndryshëm, si Petro Marko, Kasëm Trebeshina, Pjetër Arbnori e shumë të tjerë. Gjatë rrugës komplekse të letërsisë shqipe vlen të përmendet zhvillimi i saj brenda kufirit të shtetit shqiptar dhe jashtë tij.

Share This:

Tags: 23 prilli Libri
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Astrit Thaqi edhe zyrtarisht bëhet lojtar i

6 August 2025
Lajme

Presidenti Fatmir Sejdiu viziton mësuesin Musa Ibrahimi

6 August 2025
Lajme

U mbajt mbledhja komemorative për nder të

6 August 2025
Lajme

20 të vdekur nga përmbysja e një

6 August 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Letërsi

Njihuni me librin më të lexuar në

15 May 2025

Në një sukses të jashtëzakonshëm botëror, “Onyx Storm” nga autorja amerikane Rebecca Yarros është

Kulturë Lajme Letërsi Librari

Mbahet ceremonia e shpërndarjes së librave për

29 October 2024

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u mbajt ceremonia e shpërndarjes së librave për bibliotekat

Lajme Shëndeti

Çfarë bëjnë njerëzit inteligjentë para gjumit

19 August 2023

Ajo çfarë bëni para gjumit, flet shumë për karakterin tuaj. Këmbëngulja për të fjetur

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.