Drin Kokaj debuton sot në Lojërat Olimpike Dimërore ‘Milano Cortina 2026’
Pas dy paraqitjeve të Kiana Kryeziu në Lojërat Olimpike Dimërore ‘Milano Cortina 2026’, radhën për debutim e ka edhe një tjetër përfaqësues i Kosovës.
Drin Kokaj do të bëjë paraqitjen e tij të parë olimpike, duke garuar në disiplinën e skijimit alpin – Slalom.
Gara pritet të nisë në orën 10:00, ku Kokaj do të kërkojë një paraqitje sa më dinjitoze në skenën më të madhe të sporteve dimërore.
