14 të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan
14 persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan. Personat e përfshirë në rast kanë marrë lëndime trupore, duke u lënduar gjithsej 14, prej tyre 7 burra dhe 7 gra.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 20:00 në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Tutje, në raport bëhet e ditur se personat e lënduar pas tretmanit mjekësor janë liruar.
“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku mes katër veturave. Si pasojë 14 persona (7 femra kosovare dhe 7 meshkuj kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar”, vijon raporti i policisë.