Sunday 22 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Reagimet pas përfshirjes së SHBA-ve në konfliktin Izrael – Iran

Evakuohen mbi 500 anëtarë të stafit dhe kontraktues nga misioni diplomatik amerikan në Irak

“Avionët tanë fluturuan 18 orë pa i parë askush”, flet gjenerali që drejtoi sulmin e

🛑 Raketat iraniane godasin Tel Avivin – dëme të mëdha dhe të paktën 16 të

‘MOP’ – Bomba që ShBA-ja përdori për t’i goditur objektet bërthamore të Iranit

Kurti mbështet ShBA-në në sulmet ndaj Iranit: Është aleati ynë kryesor dhe partner i pazëvendësueshëm

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

Irani kërkon mbledhje urgjente të OKB-së, pas sulmeve të SHBA-së

Demokratët kritikojnë ndërhyrjen e kryer nga Trumpi pa autorizimin e Kongresit

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në Iran

 13 deputetë zviceranë, letër KE-së: Stop masave ndaj Kosovës, faji është më shumë i Serbisë
Lajme

13 deputetë zviceranë, letër KE-së: Stop masave ndaj Kosovës, faji është më shumë i Serbisë

6 July 2023 0 Comment 4 min read

AA

Parlamentarët zviceranë kanë dalë kundër masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.


Kështu së paku thuhet në një letër të cilën e ka publikuar deputeti i Këshillit Nacional të Zvicrës nga Partia Social-Demokrate, Cedric Wermuth.


“Letër e disa parlamentarëve zviceranë nga Liberalët e Gjelbër, EVP, Të Gjelbrit, Socialdemokratët, ndaj Ursula von der Leyen, në lidhje me qëndrimin e pabalancuar të Komisionit të BE-së, Miroslav Lajçkuat e Josep Borrellit në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar parlamentari Wermuth në Twitter, i cili etiketoi edhe Ministrinë e Jashtme të Zvicrës.


Në letër, të cilën e kanë nënshkruar 13 deputetë, kritikohet ashpër qasja e BE-së ndaj konfliktit të fundit Kosovë-Serbi.


Parlamentarët zviceranë, letrën e kanë dërguar te Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Sipas letrës, ata janë të “merakosur” dhe të shqetësuar për veprimet e BE-së në konfliktin e ndezur mes dy vendeve.“Politika e BE-së ndaj Kosovës duket arbitrare dhe e vështirë për t’u kuptuar”, thonë ata në këtë letër.


Letra është një reagim ndaj zhvillimeve të fundit në konfliktin rreth Kosovës veriore, e cila është e banuar kryesisht nga serbë. BE-ja ka njoftuar së fundmi se do të marrë masa të përkohshme ndëshkuese kundër Kosovës nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk vepron dhe nuk ndërmerr hapa për të de-përshkallëzuar situatën. Ndër të tjera, takimet e nivelit të lartë ndërmjet BE-së dhe Kosovës janë anuluar dhe ndihma financiare do të ndalet.


Parlamentarët zviceranë kritikojnë ashpër “masat e njëanshme”.


“Ju ia ktheni shpinën të gjitha gjërave të qeverisë në Ballkanin Perëndimor e cila ndoshta është më e vendosura në anën e ukrainasve dhe demokracisë evropiane”, thotë letra. Kjo ishte “zhgënjyese”.Bashkë-nënshkruesi i letrës Fabian Molina, Këshilltari Kombëtar i PS-së së Cyrihut, flet për një “sinjal shkatërrues” që BE-ja po dërgon me masat ndëshkuese. “Ju jepni përshtypjen se është faji i Kosovës që procesi i normalizimit të mos përparojë. Por kjo thjesht nuk është e vërtetë”.


Sipas tij, problemi është më tepër Serbia dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiq. Molina akuzon BE-në për “zbutje ndaj Beogradit”. Javët e fundit janë dëgjuar zëra edhe nga Parlamenti i BE-së që kritikojnë ashpër qëndrimin dhe veprimet e Komisionit të BE-së ndaj Kosovës. Eurodeputeti austriak Lukas Mandl nga konservatorët foli për “Tages-Anzeiger” për një grumbull xhamash të thyer që von der Leyen dhe diplomatët e saj kishin shkaktuar. “Edhe Kosova bëri gabime, por ndryshe nga Serbia, vendi në thelb është në rrugën e duhur”, shkruan “Blick.ch”.


Molina thotë se është në kontakt ndërkombëtar me kritikët e tjerë të politikës së BE-së për Kosovën,.Politikanët zviceranë po i bëjnë thirrje presidentes së Komisionit von der Leyen që të rishqyrtojë qëndrimin e BE-së. Kosovarët e meritojnë “që Evropa t’ua hapë derën dhe të mos i dëshpërojnë”.

Share This:

Tags: Parlamenti Zvicran
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Reagimet pas përfshirjes së SHBA-ve në konfliktin

22 June 2025
Lajme

Evakuohen mbi 500 anëtarë të stafit dhe

22 June 2025
Uncategorised

Temperaturat dhe moti për pesë ditët e

22 June 2025
Lajme

“Avionët tanë fluturuan 18 orë pa i

22 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.