Sunday 17 August 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilan, 53-vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e ti

Nëntë të lënduar në një aksident mes gjashtë veturave në Gjilan

Takimi Trump-Putin në Alaska, reagon Erdogan

Prapaskenat e takimit, BBC: Falë pritjes së ngrohtë të Trumpit, Putini ndihet sikur ka rifituar

Tragjike/ – Autobusi rrëshqet nga ura dhe bie në lumë, aksidenti i rëndë shënon 18

QKUK pajiset për herë të parë me aparatura për ngrohjen e gjakut falë komunitetit shqiptar

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Hap tjetër në angazhimin tonë të përbashkët për forcimin

Parashikimi i motit për të shtunën, 16 gusht 2025

Njoftim për fotografim/regjistrim për ID kartelë për studentët e nivelit Master të pranuar në vitin

Veterani i arsimit Gani Ismajli nga Muhoci i Bujanocit – mbush 91 vjet, merr shumë

 120 vite pritje, tifozët e Bayer Leverkusenit të Xhakës zbukurojnë qytetin dhe dynden në stadium për titullin
Futboll Sport

120 vite pritje, tifozët e Bayer Leverkusenit të Xhakës zbukurojnë qytetin dhe dynden në stadium për titullin

14 April 2024 0 Comment 4 min read

AA

Në Leverkusen po rritej emocioni këtë të dielë përpara fitores së pritshme të skuadrës vendase Bayer Leverkusen kundër Werder Bremen, çka do bënte që sot t’i jepej fund edhe titullit kampion në Bundesligë për këtë sezon.

Leverkusen është i pamposhtur në një rekord prej 42 ndeshjesh në të gjitha garat këtë sezon dhe i duhet vetëm një fitore nga gjashtë ndeshjet e fundit të Bundesligës për të qenë i sigurt për të fituar titullin për herë të parë në histori.

Mundësia e parë e skuadrës vjen sot kundër Werder Bremen, me ndeshjen që nis në 17:30. Disa orë para fillimit të duelit, fansat u mblodhën jashtë “BayArena” duke shijuar birrën dhe diellin.

Shtëpitë janë zbukuruar me pankarta dhe simbole të klubit përgjatë rrugëve nga stacioni kryesor i trenit të qytetit deri në stadiumin ‘BayArena’ dhe shirita me ngjyrat e zeza dhe të kuqe të klubit dekoruan pemët. Tifozët u rreshtuan në rrugën kryesore për në stadium për të përshëndetur autobusin e ekipit.

Në një park aty pranë, në një murale të sapo pikturuar të fanellës nr. 10 të sulmuesit Florian Wirtz, shitësit bënë një tregti të shpejtë me kapele “kampioni gjerman 2024”, si dhe shalle që lexonin “Faleminderit Xabi Alonso”, një dedikim për trajnerin që e ka kthyer skuadrën në një pretendente për titull.

Tifozët e Leverkusenit kanë pritur për një kohë të gjatë suksesin pasi kanë duruar një sërë humbjesh të dhimbshme, duke përfunduar nënkampion në 2011, 2002, 2000, 1999 dhe 1997.

Klubi gjithashtu humbi finalet e Kupës së Gjermanisë dhe Ligës së Kampionëve në 2002. Vetëm tifozët ‘e moshuar’ kujtojnë fitoren e Kupës së Gjermanisë në 1993, ose fitoren e Kupës UEFA në 1998.

“Të paktën askush nuk do të thotë më ‘Vicekusen’, gjë që është shumë e rëndësishme,” tha drejtori sportiv gjerman Rudi Völler, i cili është një ish- lojtar i Leverkusenit.

“Ishte një term që më ka mërzitur për dekada, por duhet ta durosh, nuk ia dolëm kurrë më parë. Por kjo ka marrë fund.”

Leverkusen është themeluar në 1904 dhe ka 120 vite që pret një titull kampion, teksa në 11 vitet e fundit ka dominuar Bayern Munich.

Share This:

Tags: Bayern Lewerkusen
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Gjilan, 53-vjeçari gjendet pa shenja jete në

17 August 2025
Lajme

Nëntë të lënduar në një aksident mes

17 August 2025
Lajme

Takimi Trump-Putin në Alaska, reagon Erdogan

16 August 2025
Lajme

Prapaskenat e takimit, BBC: Falë pritjes së

16 August 2025
RELATED Stories for you
Futboll Sport

Gjiganti i futbollit turk ka shprehur interesim

19 April 2025

Granit Xhaka është një figurë e rëndësishme tek Bayer Leverkuseni, klub me të cilin

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.