11-vjeçarja nga Mitrovica “çon peshë” familjen e Policinë, shkoi te tezja në Gjilan pa i treguar askujt!
Janë të shpeshta rastet kur familjarët raportojnë në Polici se vajzat e tyre të mitura janë larguar nga shtëpia për në drejtim të panjohur pa dijeninë e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur në Mitrovicë.
Mbrëmjen e së shtunës, një vajzë 11-vjeçare kishte dalë nga shtëpia e saj dhe më nuk ishte kthyer.
I shqetësuar për fatin e saj, gjyshi dy ditë më vonë ka denoncuar rastin në Polici, ku ka dhënë detajet për pamjet e saj.
Njësitë policore kanë nisur kërkimet për të lokalizuar vendndodhjen e të miturës.
Gjatë ditës së djeshme nëna bashkë me vajzën janë paraqitur në stacion policor, ku kanë bërë me dije se e mitura ka qëndruar te tezja e saj në Gjilan dhe më pas është kthyer te familjarët.