
10 persona arrestohen në Gjakovë, dyshohen për organizim të bixhozit të paligjshëm
Policia e Kosovës ka realizuar operacion të suksesshëm në orët e para të mëngjesit të së shtunës, duke goditur një rrjet të organizuar të bixhozit të paligjshëm në Gjakovë që ka rezultuar në arrestimin e 10 personave.

Sipas njoftimit, pas pranimit të informatave të besueshme, njësitë policore kanë ndërmarrë një aksion në dy lokacione të dyshuara, ku kanë sekuestrua tre aparate të lojërave të fatit (APEX), rreth 6 mijë euro dhe shuma të tjera në valuta të huaja, çipa pokeri dhe letra bixhozi dhe një pistoletë me një karikator.
Si rezultat i këtij operacioni, 10 persona të dyshuar, të gjithë meshkuj të moshës madhore, janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

