𝐋𝐮𝐭𝐟𝐢 𝐇𝐚𝐳𝐢𝐫𝐢: 𝐍ë𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐢 𝐀𝐫𝐛ë𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐋𝐃𝐊-𝐬ë. Çfarë madhështie
Kreu i degës së LDK-së Lutfi Haziri ka thënë se tri gjenerata të LDK-së u bëmë bashkë sonte, për t’ia rikonfirmuar krejt mbështetjen dhe dashninë Arbër Ismajlit, në garën e 9 nëntorit, i cili ështē besë dhe shpresë për Gjilanin.
“Në sallën, në të cilën 35 vite më parë kemi mbajtur Kuvendin e Parë Zgjedhor të LDK-së, u rikonfirmua në të njëjtën kohë uniteti i madh për ta nxjerr Gjilanin nga kjo errësirë e gropë e zezë, për t’ia kthyer namin e një kryeqendre politike, ekonomike, arsimore, të sigurisë, kulturës, sportit e rinisë”
“Me këtë rast, i kujtojmë dhe respektojmë të gjithë ata burra e gra të cilët në kohë të vështira morën barrën mbi supe për ta çuar kauzën e Republikës përpara. Gjenerata e dytë dhe e tretë e LDK-së, e ka për krenari që i trashëgojnë gjenet e dashnisë për Republikën, për familjen, Zotin e atdheun”.
Ai ka lutur të gjithë familjet gjilanase, në lagje e fshatra, që të punojnë shumë edhe këto dhjetë ditë për ta bërë fitoren e madhe me 9 nëntor dhe ta refuzojnë krejt atë inxhiniering të qeverisë qendrore dhe asaj lokale.
“Ju sigurojmë që Arbëri me LDK-në, do të qeverisin me duar të pastra e me dyer të hapura për qytetarët dhe nga një Gjilan i përjashtuar e i braktisur, do ta shndërrojë në komunë që ju të ndiheni me dinjitet”
“Ai po vjen. Besë dhe shpresë për Gjilanin! Ju falënderoj nga zemra. Zoti ju bekoftë!”, ka shtuar Haziri.
